Qeveria nuk njeh krizë, 7 koncesione të reja në 2022
Qeveria shqiptare nuk njeh krizë për koncesionet. Në dokumentin e buxhetit janë 7 koncesione të cilët do të marrin pagesa buxhetore. Për vitin që vjen qeveria do të nënshkruajë një kontratë për ndërtimin e një porti të integruar “Triport Vlorë”, me vlerë 45 milionë euro.
1.5 miliardë euro do të kushtojë ndërtimi i rrugës Milot-Fier. Ky është një ndër projektet më kushtueshëm, i cili do të jepet me koncesion vitin e ardhshëm.
Një koncesion i ri do të jepet edhe rritjen sigurinë rrugore, vlera e të cilit kalon 40 milionë euro. Dy koncesione të tjera më të vogla në vlerë do të jepen: i pari për përmirësimin e infrastrukturës brenda qytetit të Elbasanit, i dyti për ofrimin e shërbimit të infrastrukturës për certifikatat dixhitale.