Qeveria pa plan për pandeminë, PD denoncon: Spitali Covid 4 jashtë funksionit

Partia Demokratike e ka cilësuar mashtrim të kryeministrtit Edi Rama faktin që një muaj e gjysmë pas inagurimit, spitali Covid 4 është jashtë funksionit ndërsa pacientët e Senatoriumit do të paguajnë mashtrimin e qeverisë duke u zhvendosur në mjedise që nuk marrin shërbimin e specializuar.

Orjola Pampuri: Qeveria e Edi Ramës është pa asnjë plan për të përballuar situatën, që është në gje dje të lirë. Qeveria është dorëzuar. Kryeministri në ikje nuk e ka shtuar fondin për shëndetësinë as në buxhetin e rishikuar pra pak ditësh. Shqipëria ka nevojë të rrisë nunrin e testimeve, të rrisë kapacitetet laboratorike, pasi 4 muaj pas shpërthimit të epidemisë, vazhdohet që të punohet me 1 laborator të vetëm. Mungesa e një strategjie ka bërë që Shqipëria të jetë në 15 vendet e para në Europë me numrin më të lartë të të infektuarve për 1 milionë banorë. Është e pafalshme që qeveria është shndërruar në mbajtëse statistikash dhe nuk thotë çfarë plani ka për të vënë nën kontroll situatën e rënduar.

Jeta dhe shëndeti i qytetarëve vlejnë më shumë se pushteti i Edi Ramës. Duke u fshehur, nuk fsheh problemin, por e përkeqëson atë. U bëj thirrje qytetarëve të marrin masa për të ruajtur vetë jetën e tyre. Të përdorin maskat në mjedise të mbyllura, të ruajë distancën. Është shërbimi më i mirë që mund të bëjnë për veten, pasi qeveria nuk do t’ia dojë për ta. Mashtrimi me këtë spital fantazëm është një provë tjetër për këtë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?