Qeveria pagoi 20 dollarë për vaksinën kineze, Dasho: Pse nuk mori Pfizer apo Moderna?

Mjeku Erion Dasho, ka qenë që në fillim kundër aplikimit të vaksinës kineze në Shqipëri, kjo sipas tij për shkak të efikasitetit të ulët të saj dhe mënyrës së aplikimit. ”Nëse Shqipëria ishte e gatshme të paguante 20 dollarë për një vaksinë, atëherë pse nuk mori Pfizer apo Moderna?”,-pyet mejku. Ai sugjeron se ata që nuk e kanë kaluar Covid-19 duhet patjetër të vaksinohen me Pfizer, Moderna apo një vaksinë me efikasitet të lartë.

”Vaksina kineze ka dy probleme të lidhura me efikasitetin dhe mënyrën si po aplikohet vaksina. Nuk është miratuar nga EMA e FDA dhe vetë autoritet kineze raportojnë që mbrojtja e saj është më e ulët. Erdhi përmes një ndërmjetësi që nuk rekomandohet se dikush do të mbajë përgjegjësi, se përgjegjësinë e mban prodhuesi, kurse kështu nuk mban kush përgjegjësi. Nëse ti e merr 20 dollarë për dozë mund të blesh Moderna dhe Pfizer. Nuk ka për të krijuar imunitet grupi. Nëse duam të vaksinojmë edhe 40% që është në Tiranë të përqendrohemi tek ata që nuk e kanë kaluar dhe t’u ofrojmë Pfizer ose Moderna. Bëhet fjalë për 200 mijë doza në Tiranë dhe arrijnë të kalojnë imunitetin e grupit dhe Tirana kalon një vjeshtë të sigurt dhe mund të thotë që e kalon epideminë. Për mua problemi kryesor është pse ministria e Shëndetësisë ishte e gatshme të paguante 20 dollarë për dozë dhe nuk bleu Moderna apo Pfizer?”,-tha Dasho për ”A2cnn”.

Dasho thekson se vaksina kineze erdhi në Shqipëri në funksion të fushatës dhe jo si prioritet për qytetarët. Ai thotë se sistemi ynë shëndetësor arrin të vaksinojë lehtësisht 20 mijë persona në ditë dhe nuk ishte e nevojshme që të ngriheshin çadra apo palestra. Sipas tij u shkelën ligjet dhe premtimet e qeverisë për vaksinë të sigurt.

SHKARKO APP