Qeveria pension familjes së Klodianit/Dylgjeri: Skandal, jemi në një shtet privat të Ramës
Ylli Dylgjeri ka reaguar pas vendimit të qeverisë ”Rama 2”, për ti dhënë pension familjes të të riut Klodian Rasha që u vra nga Policia e Shtetit. Sipas tij kjo situatë tregon që jemi në një shtet privat të Ramës. ”Nuk kemi ende një autoritet gjyqësor të përballur me të gjitha palët në proces. Po pse duhet ta dëmshperblejë me taksat tona? Ne se vramë? Ky është një vendim i formës së prerë, ku Rama është njeherësh ekzekutiv, polici, prokurori, gjykatë, autoritet absolut, mbreti diell”,-shkruan Dylgjeri.
Postimi i plotë
Pa u zbardhur proçesi hetimor, dhe pa pasur një vendim gjyqësor të formës së prerë, del vendimi per dëmshpërbimim e familjes së të ndjerit Klodian Rasha.
Kryeministri vendos me VKM Nr. 1007, datë 11. 12. 2020, duke paragjykuar një vendim gjyqësor si dhe duke shkelur hierarkine ligjore dhe kushtetuese. Vendimi është i jashtëligjshëm: “humbi jeten aksidentalisht si pasojë e veprimeve policore. Cili autoritet e ka vërtetuar këtë? Aksidentalisht?
Nuk kemi ende një autoritet gjyqësor të përballur me të gjitha palët në proces. Po pse duhet ta dëmshperblejë me taksat tona? Ne se vramë? Ky është një vendim i formës së prerë, ku Rama është njeherësh ekzekutiv, polici, prokurori, gjykatë, autoritet absolut, mbreti diell. Ja shteti privat i Ramës. Vendimi hyn ne fuqi nga dt 1 dhjetor 2020, pa e vrare Klodianin akoma!!!