Qeveria, pension të posaçëm familjes së Dr. Florit

Sikundër premtoi kohë më parë kryeministri Rama, qeveria i ka akorduar një pension të veçantë këngëtarit të ndjerë Dr. Flori.
Pensioni kap vlerën 500 mijë lekë të vjetra. Më poshtë vendimi:

1. Dhënie, përjashtimisht nga kriteret e vendimit nr. 429, datë 12.2.2002, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të një pensioni të posaçëm familjar për personat në ngarkim të të ndjerit Florjan Kondi.
2. Pensioni i posaçëm familjar ose shtesa e pensionit familjar të jetë deri në masën 50 000 (pesëdhjetë mijë) lekë në muaj. Përfitues të pensionit ose shtesës së pensionit janë personat e përcaktuar sipas kushteve që parashikon neni 40, i ligjit nr. 7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Shuma, kur kërkohet nga familjarët, jepet e ndarë në mënyrë të barabartë për çdo përfitues.

SHKARKO APP