“Qeveria premtoi të ulë borxhin publik”, raporti i BE-së: Ekonomia e Shqipërisë u ngadalësua

Takimet e mbajtura në fillim të tetorit në Bruksel në kuadër të marrëveshjes së Asocim-Stabilizimit kanë ngarkuar më tre detyra Shqipërinë të lidhura drektpërdrejt me ekonominë. Në raportin periodik që Bashkimi Europian harton për vendet kandidate lidhur me Shqipërinë nënvizohet se borxhi publik, menaxhimi i financave fiskale dhe vijimi i reformës në sektorin e energjisë janë tre aspekte kyçë.

“Shqipëria përjetoi një nga tërmetet më të fuqishme në shtator por fatmirësisht dëmtimet në njerëz dhe pasuri ishin të kufizuara. Bashkimi Europian po jep asistencë dhe qeveria shqiptare ka përgatitur një rialokim të fondeve për të mbështetur rindërtimin. BE dhe Shqipëria diskutuan progresin ekonomik dhe financiar të vendit në kuadër të marrëveshjes së stabilizim asocimit në 3 tetor në Bruksel. Shqipëria konfirmoi angazhimin e saj për stabilitet makroekonomik, konsolidim fi9skal dhe zhvillim drejt funksionimit të një tregu konkurrues. Të dy palët ranë dakord se Shqipëria do të ulë në vazhdim nivelin e borxhit publik të forcojë menahximin fiskal si dhe do të kapë ritmin sa i përket ngadalësimit të shfaqur në liberalizmin e tregut të energjisë” thuhet në raport.

Lidhur me rritjen ekonomike raporti nënvizon se ajo ngadalësua në 2.3 për qind krahasuar me një vit më parë për shkak të prodhimit të dobët të hidro-energjisë dhe sasisë së ulët të reshjeve. Qeveria dhe konsumi privat sipas BE u bënë udhëheqësit kryesorë të rritjes ndërkohë që investimet u ulën për shkak të kompletimit gradual të punimeve të gazsjellësit Trans Adriatik.

Teksa rajoni ka pasur një rritje të papunësisë në vendet ku kemi ngadalësim të rritjes ekonomike Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë shfaqur tendencën e kudnërt me një rënie të saj.

Nga zhvillimet në ekonominë relae BE nënvizon se eksportet shqiptare pësuan rigjallërim pas stanjacionit në tremujorin e parë pavarësisht se kemi një rënie të eksportit të energjisë.

Sa i përket kursit të këmbimit leku vazhdoi tendencën e tij të forcimit përballë euros në tremujorin e tretë duke u forcuar me të paktën 2.4 për qind që nga fillimi i vitit por tendenca e forcimit u ngadalësua në raport me 2018.

Në sektorin financiar kredia shënoi rritje për sektorin privat dhe përmirësimi kulmoi me nivelin 6.8 për qind në tremujorin e tretë. Nga 5.9 në tremujorin e dytë.

/monitor.al

SHKARKO APP