Qeveria ”Rama 3”, Edlira Gjoni: Shqetësuese hapja e ministrive ”mister”
Edlira Gjoni, e quan “ri-shpikje” të kryeministrit Edi Rama organizimin me katër ministra të Shtetit në qeverinë e tij të re. Ekspertja e komunikimit, thotë se ngritja e ministrive të Shtetit nuk është argumentuar qartë dhe nuk është e justifikuar.
”Mister për mua mbetet dhe zhvendosja e Milva Ekonomit nga ministria e Bujqësisë te ministri shërbimesh dhe gjërash të tjerash që janë një ri-shpikje e Ramës. Edhe dy ministritë e tjera të shtetit për mua do të ngelin po aq mister sa ka qenë ministria e Spiropalit”,-tha për ”EuroNews Albania”.
Në qeverinë e re të Ramës do jenë katër ministra të Shtetit: ministër për Marrëdhëniet me Parlamentin (Elisa Spiropali), ministër për Mbrojtjen e Sipërmarrjes (Edona Bilali), ministër për Rininë dhe Fëmijët (Bora Muzhaqi) dhe ministër për Standardet dhe Shërbimet (Milva Ekonomi).