Qeveria ”Rama 4”? Lita: Çdokush mund të lëvizë, PD-ja të legalizojë fraksionet
Më 11 shtator do të mësohet përbërja e qeverisë së dalë nga zgjedhjet e 11 Majit, qeveria ”Rama 4”. Analisti Lavdrim Lita, beson se do ketë figura të reja, edhe figura të njohura, duke shtuar se çdokush mund të lëvizë në qeverisje, përpos kryeministrit Edi Rama.
Për të opozita duhet të ketë një qasje më të mirë ndaj drejtësisë dhe jo të qajë hallin e disa figurave të saj politike në raport me SPAK. Lita shton se PD duhet të legalizojë fraksionet që të krijohet larmishmëri idesh dhe alternativash brenda opozitës.
”PD nuk duhet të bëjë gabimin që të djegë mandatet. Kjo opozitë nuk është e fortë, sepse Rama ua “ka pirë ujin figurave kryesore të saj”, e di që nuk kanë peshë aq të madhe sa të rrëzojnë atë e prandaj Edi Rama mund të formojë qeveri edhe pa figura politike. PD duhet të hapet.
Opozita të ndryshojë qasjen ndaj drejtësisë, jo vetëm të qajë hallin e Berishës me drejtësinë, hallin e Metës me SPAK apo hallin e Fatmir Mediut me SPAK. S’mund të jetë vetëm Sali Berisha figurë dhe të tjerët nën hije. PD duhet të bëjë aleatë ndërkombëtarët. PD duhet të legalizojë fraksionet dhe të krijojë një asamble të opozitës”,-tha në ”News 24”.
KOHA JONË SONDAZH

