Qeveria “Rama” anulon vendimin e saj të 2015: Ndalohen varrezat private në Shqipëri

Sot është shfuqizuar vendimi i vitit 2015 për varrezat private në Shqipëri.

Qeveria ka anuluar vendimin e Këshillit të Ministrave të datës 27 maj 2015 për ngritjen e varrezave private në Paskuqan.

Bazuar tek neni 100 i Kushtetutës dhe neni 113, i ligjit nr.44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave vendosi shfuqizimin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për zbatimin e këtij vendimi do të ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit dhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Drejtoria Vendore Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vendimi ka hyrë në fuqi dhe do të botohet në “Fletoren zyrtare”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?