Qeveria reagon pas shkrimit të BIRN për konçensionin e mbledhjes së TVSH-së

Pas shkrimit të publikuar nga BIRN, ku thuhej se se autoritetet nuk kanë dhënë asnjë informacion mbi kompaninë që ka propozuar partneritetin publik-privat për mbledhjen e TVSH-së, ka reaguar qeveria përmes portalit Transparenca.al.

“Në përgjigje të shkrimit të botuar në portalin reporter.al, sqarojmë se në fazën që ndodhet projekti, sipas ligjit nr. 125/2013, i ndryshuar me ligjin nr. 88/2014 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, Autoriteti Kontraktor vlerëson vetëm propozimin teknikisht, financiarisht, si dhe përcakton objektivat që partneri publik kërkon të arrijë me anë të projektit, karakteristikat e projektit, si dhe formulën financiare.

Ndërkohë që vlerësimi i kompanive bëhet kur ato vendosin të marrin pjesë në këtë procedurë konkurruese dhe pasi të kenë dorëzuar gjithë dokumentacionin administrativo ligjor (pra kapacitetet ligjore, financiare dhe teknike). Kompanitë vlerësohen pas dorëzimit të ofertave në fazën që në ligj quhet “Faza e vlerësimit të ofertave”. Në fazën aktuale të procesit, “M.POS” është vetëm “propozues” dhe jo “ofertues”, kjo referuar ligjit nr. 125/2013, i ndryshuar me ligjin nr. 88/2014 “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, thuhet në reagimin e qeverisë.

SHKARKO APP