Qeveria rinis lëvrimin e fondeve për “Check up”-in, PD akuza Ramës: Edhe në kohë pandemie e ke mendjen vetëm te…

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Bardh Spahia, përmes një postimi në facebook, ka bërë me dije se pas pezullimit të ‘ check up-it’ nga pandemia, qeveria rinisi lëvrimin e fondeve për koncensionarin. Ish-deputeti shprehet se Rama nuk e ka fokusin tek sigurimi i vaksinës sezonale falas për qytetarët dhe as tek përpjekjet serioze për të siguruar vaksinën anti-Covid, por e ka vëmendjen vetëm tek koncesionet.

Postimi i plotë:

PRIORITETI EDHE NE KOHE PANDEMIE JANE KONCESIONET!!!

Ja se cili është prioriteti unik i Edi Ramës: vetëm koncesionet! As një shpenzim për rritje të numrit të tamponëve që të testoheshin mjekët e mësuesit të paktën, sic kanë bërë vende të tjera! As një shpenzim për zgjerimin e kategorive që përfitojnë falas vaksinën antigrip, pasi nuk dihet si do ndërveprojë me gripin stinor! Madje as edhe një përpjekje serioze me vende të zhvilluara perëndimore apo një shifër në parim për vaksinën anti Covid-19 kur të jetë gati! Vetëm propagandë e gënjeshtra!

Por bën edhe akte! Si ky që shikoni, në favor të prioritetit sistematik prej 7 vitesh: koncesionet e errëta. Pra, nuk ka një shifër që të dëshmojë për impenjim shtetëror për të qenë gati për sjelljen e virusit në vjeshtë-dimër, por nuk harron për asnjë moment koncesionet, si ky i check-up!

Taksat e shqiptarëve nuk kursehen, edhe pse nevojat e tyre në kohë pandemie janë të tjera dhe koston financiare po e paguan vetë cdo familje e infektuar, si ilustrim kokëfortë se “shëndetësia falas” e propaganduar është vetëm një mënyrë më shumë përfitimi, edhe në kurriz të shëndetit të qytetarëve! 25Prill MePdClirojmëVendinNgaEdiRama

 

SHKARKO APP