Qeveria serbe do miratojë fond domethënës parash për Durrësin e Thumanën

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç deklaron se qeveria serbe do të akordojë një fond domethënës parash për të ardhur në ndihmë zonave të prekura nga tërmeti në Shqipëri.

“Shpreh ngushëllime për familjet e personave që humbën jetën gjatë tërmetit. Ne bëmë sa mundëm duke sjellë ekipet e shpëtimit. Qeveria e Serbisë do të marrë një vendim për të ndihmuar me një vlerë domethënese parash. Do të jetë një nga dy tre katër donatorët e mëdhej për Durrësin e Thumanën .

Deklarata u be ne konferencen e perbashket e Kryeministrit Edi Rama, Presidentit serb Aleksandër Vuçiç, kryeministrit te Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidentit të Malit të Zi Milo Djukanoviç.

SHKARKO APP