Qeveria shpërblime për Vitin e Ri, ja kush përfiton

 

Qeveria duket se do të përsërisë edhe një herë skemën e vjetshme të shpërblimeve për pensionistët dhe administratën.

Erjon Braçe tha dje se qeveria do të ndajë shpërblim për pensionistët, ndërkohë që për administratën pritet të funksionojë skema e bonusit sipas meritës.

Një vit më parë, qeveria ndau para vetëm për mësuesit e 10 shkollave më të mira sipas renditjes së Maturës Shtetërore. Këta mësues morën 40 mijë lekë shpërblim. Ndërkohë që, familjet e policëve të rënë në krye të detyrës morën 10 mijë lekë shpërblim.Për mjekët u ndanë 40 mijë lekë shpërblim, por vetëm për ata që punuan në tri shërbimet më të mira shëndetësore. Vjet, pas aksionit të Policisë Rrugore, të gjithë policët e këtij sektori morën 40 mijë lekë shpërblim.

Këtë vit, sërish mendohet që shpërblimi të jetë sipas meritës. Nuk dihet kë do të zgjedhë qeveria si sektorët më të mirë. Vjet, vetëm shpërblimi për pensionistët i kushtoi qeverisë 12 milionë USD. Edhe këtë vit, fondi i miratuar në buxhet është 1.2 miliardë lekë, pra i njëjtë me një vit më parë.Deri në tetor, tabelat e Financave tregojnë se ky fond nuk është prekur, pra mund të përdoret e njëjta skemë e shpërblimeve si vjet. Ndërsa për politika të reja pagash, fondi është 340 milionë lekë.

Deri më sot, sipas tabelave të Financave, ky fond nuk është prekur, pra mund të shërbejë për shpërblimin e administratës.

SHKARKO APP