Qeveria shqiptare marrëveshje për hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirlu, ka deklaruar se kanë miratuar në parim hapjen e një universiteti spanjoll në Gjirokastër.

“Sot në mbledhjen e qeverisë miratuan programin e ndërkombëtarizimit të arsimit të lartë. Pas vendimit të hapjes së kolegjit të Europës dhe marrëveshjes me homologët austriakë për reformimin e Universitetit Bujqësor, kemi miratuar në parim hapjen e filialit në Gjirokastër të Universitetit Kombëtar të arsimit në distancë të Spanjës. Do të sjellë risi dhe do të ketë kampus në Gjisokastër. Titujt dhe gradat do të njihen automatikisht”, tha Manastirliu.

SHKARKO APP