Qeveria shqiptare propagandë, Maqedonia e Veriut miliona euro për turizmin, miraton paketën e katërt të ndihmës për sektorin
E ndërsa në Shqipëri bëhet vetëm propangandë për mbështetjen e turizmit në këtë kohë pandemie, fqinji ynë Maqedonia e Veriut vepron konkretisht duke miratuar paketën e katërt për Turizmin për të ndihmuar bizneset e këtij sektori.
Paketa e katërt parashikon vazhdimin e subvencionimit të pagave me rreth 240$ dhe 100% të kontributeve( sigurimeve) për aktivitetet Turizëm, Mikpritje dhe Transport deri në fund të vitit 2020, përfshirë udhëzuesit turistikë, për të gjithë punonjësit që do të jenë të regjistruar dhe nuk largohen nga puna.
Po ashtu qeveria e Maqedonisë së Veriut ka menduar për kthimin e taksës turistike për vitin 2019, që në total llogaritet në 12 milion euro, si dhe mbështetje me grante për agjencitë turistike.
Për 500 agjenci turistike, siç është shkruar, janë siguruar grante në vlerë prej 3,000 deri në 7,000 euro, në një vlerë të përgjithshme prej 1,9 milionë euro, në varësi të numrit të të punësuarve. Por nuk përfundon këtu, fqinji ynë ka menduar të zgjasë periudhën e shtyrjes së kësteve dhe interesit të kredive për kompanitë në sektorin e turizmit dhe hotelierisë.
Për nxitur ardhjen e shtetasve të huaj është menduar për teste falas të PSR-së për të gjithë turistët që do të shkojnë në Maqedoninë e Veriut. Paketa e katër plotësohet me uljen e TVSH-së në 1% për hotelierinë deri në fund të vitit 2020, dhe zerimin e kësaj takse për agjencitë turistike.
Turizmi është një shtyllë e fortë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut dhe të Shqipërisë, dhe të dy vendet janë konkurrente për tërheqjen e turistëve të huaj sidomos gjatë dimrit, por ndryshe nga ne ku ka vetëm fjalë nga auotoritetet, në Maqedoninë e Veriut punohet me vepra konkrete që pandemia të përballohet sa më lehtë nga të gjithë, duke mbështetur bizneset dhe për rrjedhojë edhe punësimi.