Qeveria sqaron fondet e udhëtimit të Ramës

 

Pas nëj artikulli të botuar sot në media, sipas të cilit qeveria përdorte fondin e dëmshpërblimit të të burgosurve për udhëtimet jashtë vendit, ka reaguar ekzekutivi, i cili në protalin tarnsparenca.al, sqaron:

Pas verifikimit të pretendimeve të ngritura në artikull, si dhe materialit të fletë pagesës për shpenzimet e sipërpërmendura, bëjmë me dije se bëhet fjalë për një gabim njerëzor. Llogaria e kontabilitetit, e cila i përket shpenzimeve të udhëtimeve, identifikohet nga numri “6024200”. Ndërkohë që llogaria e përdorur gabimisht në pagesën e shpenzimeve është llogaria me numër “6027200” që i përket shpenzimeve për kompensim për burgosje të padrejta.

Sa më sipër vihet re qartë që është kryer një zëvendësim i pavullnetshëm të numrit 4 me numrin 7, duke i kontabilizuar shpenzimet në një llogari të gabuar. Ndërkohë theksojmë që fondet për pagesën e shpenzimeve të udhëtimit janë marrë nga buxheti i alokuar i Kryeministrisë për vitin 2015, në të cilin nuk ndodhen fonde në nënllogari si “shpenzime për kompensim për burgosje të padrejtë”. Pas të gjitha verifikimeve të kryera, asnjë qindarkë nga fondi i shpenzimeve për kompensim të burgosjeve të padrejta nuk është shpenzuar për udhëtimet. Si pasoje e gabimit njerëzor është përdorur vetëm numri i gabuar i llogarisë, por në asnjë moment buxheti i shtresës në fjalë.

Gjithashtu vlen të theksohet se legjislacioni për kontabilitetin pranon gabimet njerëzore, duke i dhënë mundësi të gjithë operatorëve ekonomikë të bëjnë rregullimet e këtyre gabimeve në momentin e mbylljes së bilancit, çka do të ndodhi edhe me rastin në fjalë.

SHKARKO APP