”Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës”, Vasili: Pa u ndëshkuar nuk do të mbetet

LSI-ja përmes nënkryetarit Petrit Vasili, e cilëson qeverinë ”Rama 3” të prezantuar sot nga kryeministri Edi Rama si një qeveri talibane. Kjo pasi për Vasilin ata do të punojnë me moton ”Ne do te vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”. Po ashtu ai thekson përmes një postimi në facebook se pa ndëshkuar Rama nuk do të mbetet. ”Mullah Omari i vërtetë e mori ndëshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë mëshirë nga forcat e së mirës. Sikurse ai edhe ky që është këtu nder ne nuk do ti shpëtojë ndeshkimit. Mullah Omaret kudo që shfaqen kanë fund të paracaktuar dhe pa kthim, i mjerë kushdo që ka iluzione për të kundërtën”.

Postimi i plotë

Qeveria talibane e Mullah Omar Ramës! Qeveria talibane, e sapo pjellë e Mullah Omar Rames ka vetëm një frazë në program “Ne do të vazhdojmë zhvatjen, ndërsa ju zhdukuni nga Shqipëria”.

Qeveria e Mullah Omar Ramës do të vazhdojë të rrëmbejë koncesione, do të vazhdojë të rrëmbejë qindra tendera sekrete, do të vazhdojë të bëjë rrugë ku kilometri është i më i shtrenjtë se floriri.

Do të vazhdojnë qytetarët të jenë në mëshirë të fatit në kulmin e pandemisë, do të vazhdojë të mos ketë aspak drejtësi për qytetarët se drejtësia është e kapur, do të vazhdojë të rrëmbehet dhunshëm prona publike dhe private, do të vazhdojë që droga, paraja e pisët dhe kriminelët të telekomandojnë qeverisjen e Mullah Ramës.

Mullah Omar Rama ka vetëm një devizë “Pas meje në jetë jete, gur mbi gure mos mbetë”. Mullah Omari i vërtetë e mori ndëshkimin e merituar dhe u asgjësua pa asnjë mëshirë nga forcat e së mirës. Sikurse ai edhe ky që është këtu nder ne nuk do ti shpëtojë ndeshkimit. Mullah Omaret kudo që shfaqen kanë fund të paracaktuar dhe pa kthim, i mjerë kushdo që ka iluzione për të kundërtën.

SHKARKO APP