Qeveria thellon borxhin/ 13 mln euro detyrime të prapambetura në 3 muaj

Ndërsa viti 2018 është mbyllur me rreth 6.2 miliardë lekë detyrime të prapambetura, qeveria jo vetëm që nuk ka marrë masa për shlyerjen e tyre në 2019, duke mbartur 5.2 miliardë lekë,  por ka rritur shumën edhe me 1.6 miliardë lekë të tjerë në 3 muajt e parë të këtij vitit.

Ministria e Financave ka publikuar shifrat për periudhën Janar-Mars 2019, ku rezulton se borxhi ndaj bizneseve dhe individëve është thelluar me rreth 13 milionë euro, duke shkuar në total 56 milionë euro, pasi një pjesë e vogël borxhit të vjetër është shlyer.

Peshën më të madhe të detyrimeve të krijuara rishtazi e zënë ato për vepra infrastrukturore apo borxhet e ndërmarrjeve të ujësjellës-kanalizimeve, në rreth 1.23 miliardë lekë në 3 muaj apo 3.8 miliardë lekë në total, duke vijuar praktikën e prokurimit të veprave publike pa pasur buxhetin e nevojshëm dhe duke treguar hapur se reforma në sektorin e ujit ka dështuar.

Swiss Digital Desktop Reklama

Shqetësues është fakti se nga gjithë se ka vijuar të rritet ndjeshëm fatura që buxheti i shtetit paguan për vendime gjyqësore për pushimet nga puna, me rreth 300 milionë lekë, duke arritur në një total prej 2.24 miliardë lekë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Institucionet e tjera kanë krijuar borxhe të reja në nivele më të ulëta, ndërsa Ministria e Jashtme dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve rezultojnë të “pastra” gjatë këtij tremujori, duke mos e rritur shifrën e detyrimeve. / SCAN

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?