Qeveria zhvendoset në Vlorë, ja si është situata disa minuta para takimit të Ramës (VIDEO)
Gjatë ditës së sotme nuk do të ketë tubim vetëm në Tiranë, pasi edhe në Vlorë do të ketë një takim mes kryeministrit Rama dhe qytetarëve.
Opozita e ka konsideruar këtë si një antimiting të organizuar nga qeveria për të t’u treguar shqiptarëve forcën e numrave, ndërsa vetë kryeministri Edi Rama hodhi poshtë që ky të ishte një antimiting.
Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale, ai ndërsa ironizoi opozitën deklaratat e bëra, theksoi se takimi i sotëm i Vlorës është vetëm vijimi i dialogut që ai ka vendosur të zhvilloi me qytetarët në kuadër edhe të taktikës elektorale në funksion të zgjedhjeve të ardhshme vendore.
Sipas “Opinion.al” takimi do të nisë rreth orës 11:00 dhe të pranishmit do të qëndrojnë të ulur në karrige të vendosura në mënyrë rrethore në të gjithë sheshin, siç duket dhe në video.
KOHA JONË SONDAZH

