Qindra emigrantë të bllokuar prej orësh në Kakavijë, në pritje të autobusëve nga Shqipëria

Qindra emigrantë shqiptarë janë bllokuar që prej mesditës së sotme në Kakavijë. Ata janë në pritje të ardhjes së autobusëve shqiptarë.

Mësohet se emigrantët kanë paguar 70 euro dhe u është premtuar se deri në Kakavijë do t’i sillnin autobusët grekë. Pas kalimit të kufirit ata do të hipnin në autobusët shqiptarë, por deri më tani kjo nuk ka ndodhur dhe po presin prej 4-5 orësh.

Disa prej tyre kane paguar taksi për të shkuar në shtëpitë e tyre, në vendlindje.

SHKARKO APP