Qindra qirinj në nder të viktimave, shqiptarët solidarizohen me tragjedinë në Turqi dhe Siri

Qytetarët në të gjithë vendin janë bërë bashkë në sheshet kryesore dhe kanë ndezur qirinj në nder të viktimave të tërmetit në Turqi e Siri.

Shqipëria sot ishte në zi Kombëtare, ndërkohë që qirinj janë ndezur në Elbasan, Korçë, Shkodër, Kukës, madje ka qenë edhe vetë kryeministri Edi Rama ka ndezur një qiri në kryeministri.

Nga ana tjetër, me qindra pako janë mbledhur nga qytetarët kuksianë, në ndihmë të popullit turk e sirian, pas tërmetit tragjik të 6 shkurtit. Ndihma e qytetarëve kuksianë, konsiston në ato më emergjente.

SHKARKO APP