Qindra qytetarë të irrituar: Jemi në diktaturë, po na bllokojnë (FOTO)
Rrethimi që i është bërë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, që nga Ura te ish-Ekspozita deri te Gjykata, e cila është përafërsisht 200 metra rrugë, është nën ”sundimin” e forcave të Policisë së Shtetit, dhe kjo ka shkaktuar shqetësim të madh.
Ky bllokim ka shkaktuar irritim të madh jo vetëm tek familjarët e të 23 të ndaluarve, të qindra mbështetësve, por mbi të gjitha të qytetarëve të thjeshtë, të cilët nuk lejohen të kalojnë si çdo ditë në këtë rrugë.
Ata nuk janë aspak dakord me këtë bllokim që i është bërë këtij perimetri që ka vendosur policia, me qindra forca speciale. Nuk kanë munguar as etiketimet se: ”Po jetojnë në diktaturë”. Nga ana tjetër, trafiku është mbi rënduar dhe kalimtarët nuk lejohet të kalojnë as për të shkuar në banesat e tyre. Ka pasur edhe prindër me fëmijë, të cilët këta të fundit janë terrorizuar.
R.SH



Në mbështetje të Kuksianëve, blloket tjetër rrugë dhe qarkullimi (FOTO)
KOHA JONË SONDAZH

