Qirinj dhe këpucë, protestë për vrasjen e Enkeledës

Pas ekzekutimit barbar të Enkeledës nga ana e kunatit në Paskuqan, përfaqësues të shoqerisë civile organizuan një tubim simbolik përpara drejtorisë së Policisë së Tiranës. Në shenjë simbolike ata kanë ndezur qirinj si dhe janë vendosur disa këpucë femrash.

Drejtuesve të ruajtjes së rendit kërkuan marrjen e masave për zbatimin e urdhërave të mbrojtjes, pasi shkelja e këtyre vendimeve është shoqëruar në mjaft raste me vrasje. ”Nuk ka vdekur e dhunuara dhe e vrara nga kunati por ka vdekur policia, shtetit. Nuk është metaforë, është e vërtetë. Policia prej shumë vitesh nuk mbiqkyr urdhrat e mbrojtjes që lëshohen nga gjykatat”.

39-vjeçarja ishte me një urdhër mbrojteje për shkak se autori e përndiqte dhe e shantazhonte. I njëjti rast është shënuar dhe me gjyqtaren Firdez Hafizi. Ndërsa nga viti 2012 rezulton se janë 99 gra të vrara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?