Qiriu djeg banesën në Shijak, 70 vjeçari rëndë në spital
Aktualitet E Premte, 23 Korrik 2021 00:22
Një 70 vjeçar është djegur nga flakët që përfshinë banesën e tij. Mësohet se ngjarja u shënua rreth orës 04:00 e 22 janarit 2018 në Shijak dhe gjendja shëndetësore e të moshuarit është e rëndë.
“Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shkak ka qenë lënia ndezur e një qiriri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes” informon policia e Durrësit.
I moshuari ndodhet në gjëndje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë.
KOHA JONË SONDAZH

