”Qirje Mitsotaqis”, OMONIA revoltohet me Ramën: Do marrësh përgjigjen që meriton

Bashkimi Demokratik i Minoritetit Etnik Grek, OMONIA është revoltuar me kryeministrin Edi Rama, pas vizitës nga ana e tij në fshatrat minoritarë në Gjirokastër. Ata janë mërzitur pse Rama bëri një video për kryeministrin grek Mitsotaqis, të cilit i drejtohej “Qirje Mitsotaqis”. Në fund, OMONIA thotë se Rama do marrë përgjigjien e merituar nga ata.

”Është i ngrysur thellë së bashku me klikën e oborrtarëve që realizojnë video-live me të, nëse kujton se përcolli për gjumë helenizmin. Lojëra e fjalëve dhe nënkuptimet negative të tij, duke kujtuar se fyen kryeministrin e Greqisë, ia kthejmë sy më sy dhe shumëfish!

Qëndrojmë ballazi përball z. Rama, politikave dhe sjelljeve të tua. Helenizmi di të jetojë në liri dhe të shijojë thellë frytet e lirisë. Kemi regjistruar në kujtesën tonë kolektive gjithë punët e tua dhe aktin e djeshëm. Të jesh i sigurt se për të gjitha do të kesh përgjigjen që meriton”, thuhet në reagim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?