Qorri: Qeveria gënjen, naftëtarët t’ia vënë këmbët në një këpucë për të sjellë investitor serioz

Aktivisti i Lëvizjes Studentore njëherësh pedagogu Arlind Qorri i ftuar në Ora News komentoi dhe çështjen e naftëtarëve. Ai tha se ata nuk fituan gjithçka por fituan pak

Arlind Qorri për Ora News: Naftëtarët kanë bërë një rezistencë të paktën nga janari i këtij viti deri më sot. Kishin disa kërkesa themelore, pagat e prapambetura, rihapja e punës. Kanë fituar vetëm diçka. Ata nuk fituan gjithçka, ata fituan pak. Por ia morën qeverisë atë pak. I morën zotimin e 12 pagave nëse nuk hapet puna në rafineri.

Ai tha se qeveria vazhdimisht i ka gënjyer naftëtarët por këtë herë organizimi i tyre është më i fortë

Arlind Qorri për Ora News:Qeveria gënjen. Unë di që është miratuar një VKM për 12 paga. Nuk di ta them nëse është lëvruar rroga e parë. Ata nuk duhet  ta ndalin përpjekjen, duhet t’ia vënë qeverisë këmbët në një këpucë që t’i përmbahet zotimit që do sjellin investitor serioz.  Në gjithë këto vite qeveria këtë lojë ka bërë, ka thënë do sjellë investitor, ka sjellë kushëririn e kryetarit të Bashkisë apo të komunës e kështu me radhë. Kjo është një gënjeshtër e vjetër ama kësaj radhe organizimi i naftëtarëve është më i fortë

SHKARKO APP