Qosja betohet si kryetari i ri i Kavajës, PD merr edhe kreun e Këshillit Bashkiak
Fisnik Qosja është betuar si kryetari i ri i Bashkisë së Kavajës, i cili mundi në garën e 14 Majit kandidatin e PS-së, Redjan Krali.
Është zgjedhur edhe kreu i Këshillit Bashkiak të Kavajës. Ndonëse në qendër demokratët janë të përçarë, në bazë me sa duket ata janë bërë bashkë, pasi opozita ka bashkuar votat duke zgjedhur dhe kreun e Këshillit Bashkiak që është një biznesmen. Bëhet fjalë për Rudin Hylviun, i cili ka marrë 16 vota.
31 mandatet në Këshillin Bashkiak të Kavajës janë ndarë: Bashkë Fitojmë ka 9 këshilltarë, PS 13 këshilltarë, PD 3 këshilltarë, PAA 3 këshilltarë, PR 1 këshilltar, PSD 2 këshilltarë.