Queen Real Tribute interpreton në Tiranë (VIDEO)
Ishte viti 1970 kur u formua “Queen”, grupi i “rock”-ut që do të fitonte përjetësinë. Sot ata jetojnë jo vetëm nëpërmjet hiteve të tyre të pakoha, por edhe të njërëzve që duan të dëgjojnë një rrymë që ka vdekur. “Rock”-u po jeton edhe nëpërmjet grupeve sozi që admirojnë muzikën e tyre.
Njëlloj si kjo bandë, “Queen Real Tribute”, që u formua në vitin 2006 në Beograd, duke luajtur këngët e “Queen”, për të ruajtur kujtimin e një ndër grupeve më të mëdha dhe të vokalistit Freddie Mercury.
Vokalisti Ivan Ristanoviç shprehet: “Ne e dhamë shfaqjen tonë dhe u përpoqëm të ishim sa më mirë. Nuk mendojmë për famë, duam të japim shfaqje të mira dhe të kemi turne sa më shpesh”. Në lidhje me Tiranën, këngëtari tha: “Ishte një ditë e madhe feste dhe m’u duk një qytet shumë i lumtur”.
Gjatë interpretimit, Ristanoviç vesh të njëjtat kostume si Freddy Mercury: “Nuk është qëllim të jem si ai në “look”, por të jap diçka edhe nga vetja”. Përtej muzikës, qëllimi është edhe përçimi i një mesazhi. “Ne luajmë muzikë që njerëzit, kryesisht të rinjtë, të shohin si ishte 30-40 vjet më parë. Sepse ata e duan këtë gjë”, shpjegon bateristi Rados Capin.
Ndërsa basisti Ivan Djerfi thotë: “Mendoj që muzika e Queen do të jetë e pavdekshme. Njëlloj si Moxart, Bethoven e të tjerë autorë të muzikës klasike. Dhe në muzikën e Queen ke shumë gjëra klasike”. /Top Channel/