Qyno: Krimi jashtë kontrollit, shteti në gjumë, çon policinë për ndërtimet pa leje
Në një intervistë për RTV Ora, gazetari Elton Qyno u shpreh se situata e krimit është jashtë kontrollit në vendin tonë.
Qyno the se krimit janë ato të atentateve mafioze me individë me veshje të zeza dhe ato brenda familjes që kanë rritur peshën e kriminalitetit në vend.
Qyno: Situata me sa shoh po del jashtë kontrollit. Kemi dy lloj krimesh; ato mafiozet që dalin me veshje të zeza dhe armë zjarri të rënda dhe më pas ikin, duke djegur makinat. Po ashtu kemi edhe krimet që ndodhin brenda familjes, që kanë rritur mjaft peshën e kriminalitet në vend. Rasti i fundit ishte në Tiranë që ndodhi në mes të ditës në një ambient kur të gjithë ishin anëtarë familjeje.
Ndërsa rastësi ai i Vlorës, ishte rasti i 8 që ndodh në Vlorë brenda një kohe shumë të shkurtër. Ky është jnë bilanc shumë i rëndë që kriminaliteti ka marrë revanshin. Shumica e rasteve nuk janë zbardhur, përpos krimeve që kanë ndodhur brenda familjes. Situata nuk është aspak normale, sepse edhe vetë drejtësia është në një anormalitet. Kjo e favorizon krimin, sepse edhe një proces gjyqësor për ndarje duhen disa vite. Ky është një gjyq formal, ndërsa për gjyqe të tjera, ka procedura më shumë dhe kërkohet akoma më shumë kohë.
Qyno shtoi se institucionet janë në letargji, ku ngjarje të tilla nuk arrihet të hetohet dhe të parandalohet, pasi sipas tij policia përdoret si kali në lëmë dhe për 1 muaj shkon e gjitha për ndërtimet pa leje.
Qyno: Kemi pasur raste në Elbasan dhe në Tiranë që kanë ndodhur krime shumë pranë gjykatës dhe pothuajse kanë të njëjtën dinamikë ngjarjeje. Në kohën që ne po flasim, institucionet janë në letargji. Ngjarja të tilla nuk arrihet të hetohet dhe të parandalohet. Policia përdoret si kali në lëmë dhe për 1 muaj shkon e gjitha për ndërtimet pa leje ose për hashashin. Nëse i çon kaq shumë forca për qëllime të tilla, do të lësh shumë pjesë të tjera pa monitoruar. Prandaj krimi do të jetë shumë më i lirë në këtë rast.