Erion Veliaj shpallet ”Qytetar Nderi” i Gostivarit. Motivacioni: Tiranën e ka kthyer në Kryeqytet Europian, për të cilin nuk ka shqiptar që nuk krenohet

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” nga komuna e Gostivarit e Maqedonisë së Veriut. Titulli iu dorëzua nga kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Veliaj shprehu mirënjohjen e tij për këtë vlerësim dhe tha se ndihet krenar dhe gjithmonë i gatshëm që të kontribuojë për Gostivarin.

Jam vërtetë krenar për punën që keni bërë dhe ju përgëzoj, ju Kryetar i Komunës, por edhe ata që kanë vendosur gurin e tyre në këtë komunitet të jashtëzakonshëm të Gostivarit. Gostivari është vërtet një shembull model, jo vetëm si një nga bashkitë më të mirë-menaxhuara në këtë rajon, por gjithashtu si një hapësirë që na ka treguar se: Po, bashkëjetesa është e mundur. Është e mundur bashkëjetesa fetare, është e mundur bashkëjetesa etnike”, tha Veliaj.

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari falënderoi kryebashkiakun e Tiranës për punën dhe përkushtikmin e veçantë që ka bërë për Gostivarin. “Kur mendon Tiranën, automatikisht të vjen ndërmend kryeqyteti më dinamik në Ballkan. Tiranën e ka kthyer padyshim në Kryeqytet Europian, për të cilin nuk ka shqiptar që nuk krenohet”, tha Taravari.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?