“Qytetar nderi” në Vlorë, Soreca: Ky qytet dëshmon fuqi transformuese

Ambasadori ende në detyrë i BE-së në Shqipëri, Luigi Soreca ka marrë titullin qytetar nderi për Vlorën.

Titulli u prezantua nga drejtuesja e këshillit bashkiak të Vlorës Migena Balla dhe i’u dorëzua ambasadorit nga kryetari i bashkisë Vlorë Dritan Leli. Soreca përmes një postimi në Twitter, po ashtu falënderon partneritetin për integrimin e Shqipërisë.

“Falenderues për Këshillin Bashkiak dhe kryetarin e bashkisë të Vlorës, Dritan Leli që janë partnerë kaq të vërtetë në përpjekjet tona të përbashkëta për të sjellë Shqipërinë më afër BE. Jam shumë mirënjohës që u bëra qytetar nderi i këtij qyteti vërtet europian që dëshmon fuqinë transformuese për integrimin në BE”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?