Qytetarët çlirohen nga maskat, por jo nga ora policore
Nga ky 1 qershor, në ambiente të hapura nuk është e detyrueshme për mbajtjen e maskave anti-covid, por ora policore mbetet, tani me një orë më shumë liri. Sipas ekspertëve të shëndetësisë, hapja graduale vjen si pasojë e lehtësimit të situatës së pandemisë në vend dhe shifrat në ulje të të infektuarve të rinj apo të të shtruarve në spitale.
Gjatë muajve të kësaj vere, krahasuar me një vit më parë, situata pritet të paraqitet më e mirë. Klubet e natës do të vijojnë të mbeten të mbyllura. Muzika do lejohet deri në orën 22:00. Nga 15 qershori, grumbullimet ne ambientet e jashtme nga 10 persona, do të bëhen 50 persona, duke respektuar rregullat e distancimit.
Përsa i përket ndëshkimeve për shkeljen e rregullave, gjatë periudhës tetor-maj, janë vendosur afro 91 mijë gjoba nga 3 mijë lekë për mosmbajtjen e maskës, që në total përkthehen 273 milionë lekë.