Qytetarët e Shkodrës protestojnë për rritjen e çmimeve. Bllokojnë hyrjen qytetit
Aktualitet E Mërkurë, 9 Mars 2022 13:16
Hyrja e qytetit të Shkodrës u bllokua për disa minuta pasi një pjesë e qytetarëve protestuan kundër rritjes së çmimeve.
Një grup të rinjsh, nuk lejuan lëvizjen e automjeteve në urën e “Bahçallëkut” duke protestuar për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore dhe naftës.
Të rinjtë bëjnë thirrje qytetarëve për protesta të tjera dhe për reagime me të forta. Me ndërhyrjen e policisë, qarkullimi vijoi normalisht.
KOHA JONË SONDAZH

