Qytetarët flasin për mbylljen e ”Shefqet Ndroqi” si spital Covid: Lajm i mirë

Qytetarët shprehet të gëzuar me situatën e pandemisë në vend. Jo vetëm me lehtësimin e masave, por edhe me mbylljen e spitaleve Covid, ata këtë meritë ja dedikojnë mjekëve dhe punës së palodhur që vijojnë të bëjnë në luftën me armikun e padukshëm. ”Shefqet Ndroqi” pas një viti si spital Covid, prej disa ditësh i është rikthyer funksionit që ka pasur përpara pandemisë. Po ashtu, prej 3 ditësh në vend nuk janë regjistruar humbje në jetë dhe rastet e reja kanë qenë në shifra drastikisht të ulëta.

Disa nga reagimet e tyre

”Një lajm i madh. Këtë kemi prit”. “Mbaroi pandemi aq ishte. U arrit imuniteti I tufës tek ne. Populli është I lirë të heqë maskat, të dalin për qejf. Iku më e madhja dhe fare, nuk ka për të ardhur më. Unë e kalova Covid-in rëndë, por në shtëpi. Nuk shkova në spital. Mora doktor privat”.

Swiss Digital Desktop Reklama

“I dëgjova lajmet dje dhe lajmi që më bëri përshtypje dhe më mbeti në mendje është që u mbyll “Shefqet Ndroqi”. Ky është një sukses, Bravo!”

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kemi patur të afërm të shtruar në atë spital. Disa ja dolën e disa jo. Ishte luftë e ftohtë kjo që përjetuam, por e kaluam me sukses”.

“Të shtruar nuk kam patur në atë spital. Lajme të mira presim tani, që të gëzojmë ne, të gëzojnë fëmijët tanë. Të shkojmë tek fëmijët që I kemi jashtë. Kam gati 1 vit e gjysmë pa shkuar tek vajza në Zvicër”.

“Jemi shumë të kënaqur, është gjë e bukur shumë. Presim për më mirë akoma. Unë po pres tani të iki të dal të shikoj fëmijët jashtë”.

“Shyqyr që shpëtuam. Ja hodhëm. Jemi të kënaqur, vaksinën e kemi bërë, jemi në rregull. Do Zoti na jep një çikë shëndet tani”.

“Po ku ka lajm më të bukur se ky. U gëzuam pa masë. Për gjithçka kemi shpëtuar. Për fëmijët nuk kemi më frikë”.

“U shëruan njerëzit. Rrofshin mjekët, infermierët e të gjithë punonjësit e mjekësisë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese ngab burgu, Erion Veliajn?