Qytetarët grumbull në pazar, Suli: Varet në ç’kënd vendosni kamerën

Në tregun e Kamzës ka një dyndje të madhe qytetarësh që nuk respektonin distancën dhe ishin pa maska e pa doreza. Kreu i Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, pretendon se nuk është e vërtetë se nuk respektohet distanca por se kamera e televizionit ishte vendosur në një kënd që dukej sikur kishte dyndje dhe nuk respektohej distanca. Suli tha se të hënën në hyrje dhe në dalje të tregut do të vendoset tunel dezinfektimi. ”Nuk është problemi distancimi por vetë tregu është shumë i vogël. Për mua qytetarët duhet të ruajnë distancës. Po të shohësh ka plot forca policie në këtë moment. Nëse ka shkelje të individëve merren masa administrative nga bashkia. Hyrja dhe dalja e tregut do të vendoset një tunel dezinfektimi. Deri tani nuk ka qenë e nevojshme pasi është respektuar nga qytetarët. Ne i kemi mbyllur tregjet e tjera dhe kemi mbajtur vetëm këtë për ta pasur në kontroll. Nuk ka pasur abuzime me çmimet”.

SHKARKO APP