Qytetarët i bashkohen të dielës pa makina në Tiranë, dhjetëra aktivitete (FOTO)

E diela pa makina po kthehet çdo te dielë në ritual në Tiranë. Qytetarët edhe këtë të dielë kanë zgjedhur të lënë makinat dhe të lëvizin në këmbë, apo me mjete miqesore ndaj mjedisit, si biçikletat.

Në kuadër të “Ditës pa makina”, Bashkia e Tiranës ka organizuar edhe një sërë aktivitetesh, sidomos për më të vegjlit, apo evente të tjera që kanë për qëllim nxitjen e të rinjve në përdorimin sa më shumë të biçikletës dhe për ta bërë atë një mjet popullor në Tiranë.

Qeveria ka vendosur që dita pa makina të shtrihet 1 here ne muaj edhe në qytetet kryesore të 12 qarqeve të vendit dhe është një thirrje për veprim, kursim dhe mjedis më të pastër.

Bashkia e Tiranës e ka shpallur çdo të dielë ditë pa makina për qytetarët.

SHKARKO APP