Qytetarët i sulen Ramës: Vrasje çdo ditë nga Shkodra në Vlorë

Kryeministri Edi Rama e ka bërë traditë postimin e mëngjesit në facebook, ku përmes projekteve apo lajmeve, ai i uron ndjekësit e tij një ditë të mbarë. Kjo e shtunë, e ndikuar edhe nga masakra në Resulaj të Selenicës, ka bërë që komentet në postimin e Ramës të vërshojnë.

Në postimin e kreut të qeverisë, është një videoinformacion për ecurinë ekonomike në vend, punësimin dhe bizneset e reja që janë hapur.

Komentuesit i kujtojnë se e sotmja duhej shpallur ditë zie për 8 viktimat, ndërkohë që dikush tjeter i kujton vrasjet që po shënohen përdite nga veriu në jug të vendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?