Qytetarët kanë frikë: Urbanet, lokalet e marketet kanë risk të lartë

Transporti i shërbimit urban, marketet dhe lokalet shihen si ambientet me riskun më të lartë të infektimit me Covid-19. Vendimi i Komitetit të Ekspertëve për të mos lejuar grumbullimet masive me më shumë se 10 persona kanë rritur vigjilencën te qytetarët për frekuentimin e këtyre ambienteve.

Rrezet e ngrohta të nëntorit për qytetarët nuk mund të kalohen pa i shijuar me një kafe. Mbyllja e orarit të punës deri në orën 22:00 ka bërë që pronarët e lokaleve të shtojnë edhe disa tavolina më tepër në ambientet e tyre dhe kur shkelet distanca, veprimi duhet të vijë nga autoritetet shtetërore.

Dyndja e mëngjesit dhe pasdites nga qytetarët që shkojnë dhe kthehen nga puna vijon të jetë e lartë në urbane. Respektimi i masave kalon në plan të dytë, por në kufizimet e fundit të Komitetit nuk u pa i arsyeshëm pezullimi i transportit publik. Qytetarët thonë se shtimi i rasteve me Covid-19 ka bërë që të kujdesen më shumë për distancë veçanërisht ndaj ambienteve me risk të lartë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?