”Qytetarët kërkojnë rotacion”, Haxhinasto: Pandemia nxorri në pah problemet e qeverisë

Ish-deputeti i LSI-së, Edmond Haxhinasto thotë se elektorati shqiptar pret që në zgjedhjet e 25 prillit të ketë rotacion politik. Teksa foli për fushatën e tij në Njësinë Bashkiake nr.4 në Tiranë, ai tha se qytetarët kërkojnë rotacion politik, pasi qeveria ”Rama 2” ka keqqeverisur.

”Ka një perceptim shumë të gjerë dhe një bindje për qytetaret se në këto 4 vitet e fundit ka pasur keqqeverisje, është përkthyer në rënie të nivelit të jetesës së qytetarëve. Ka pasur edhe demagogji të jashtëzakonshme, veçanërisht në zonën informale”.

Sa i përket pandemisë, ai është se nga njëra anë është penalizuese për realizimin e plotë të fushatës zgjedhore, por për këtë pjesë shtoi se nxorri në pah edhe defekte të mëdha që ka sistemi ynë.

SHKARKO APP