Qytetarët “masakrojnë” Ramën për Vuçiçin: Po i jep thikë pas shpine Kosovës, ky mision është i dhj*rë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev dhe Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç kanë mbërritur pak minuta më parë në Tiranë, në kuadër të takimit të tretë të të ashtuquajturit “Samiti i Mini-Shengenit Ballkanik”.

Ardhja e Vuçiç në Tiranë është pritur me protesta, pankarta dhe fërshëllime nga aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe qytetarë të ndryshëm, të cilët e kanë kundërshtuar këtë takim.

Ky takim vjen në një kohë kur marrëdhëniet diplomatike të Tiranës dhe Prishtinës zyrtare me Beogradin janë të acaruara, për shkak të deklaratave të pak ditëve më parë nga Vuçiç, i cili mohoi masakrën e Raçakut.

Po ashtu, qytetarë të shumtë kanë vërshuar në “livestream-in” e ERTV, ku u publikua momenti i pritjes së mysafirëve.

Ata e kundërshtojnë fuqimisht këtë takim, në të cilin Kosova nuk merr pjesë.

Disa nga komentet:

Marrë të kesh Edi Rama i l*shit, thikë pas shpine po i jep vëllit të vogël Kosovës”
Ai blen armë e na vret me miellin me helme e me ushqime të skaduara e ti e pret si pasha, shikoje me sytë e Kosovës atë kriminel”
Njëri nga këta i mban shqiptarët në burg, njëri i urren kaq shumë sa që nuk ka kush, tjetri i ka izoluar shqiptarët dhe do ti mbysi dalëngadalë”

SHKARKO APP