Qytetarët në Elbasan ‘si tremben koronvirusit, shijojnë shëtitjen në rrugë. Ja mesazhi i solidaritetit për Italinë

Në një kohë kur Italia po përjeton tragjedi për shkak të koronavirusit, ku numri i të vdekurve i ka kaluar përmasat e Kinës, duke shkuar në mbi 4 mijë, qyteti i Elbasanit është solidarizuar me shtetin fqinj ku jetojnë dhe punojnë qindra mijëra shqiptarë. Në videon e siguruar nga gazetari Fatmir Popja për “BalkanWeb” shihet se në Kullën e Sahatit tek Kalaja e Elbasanit është vendosur një flamur gjigand italian, në shenjë solidariteti me dhimbjet që po përjeton populli mik.

Ndërkohë që në Elbasan gjatë kësaj të premteje, duket se është ‘keqkuptuar’ fasha e orareve të lëvizjeve pasi ndryshe nga ditët e fundit, sapo ora ka shënuar 16:00 shumë qytetarë të grup moshave të ndryshme kanë dalë në rrugë jo për të kryer shërbimet e nevojshme në kushtet e vetë izolimit, por për shëtitjen e pasdites.

Shumica e tyre ishin maska dhe pa doreza dhe që lëvizin shumë pranë njeri-tjetrit duke mos respektuar distancën të paktën prej një metër duke u bërë rrezik potencial për shëndetin e popullatës. Megjithë fushatën e jashtëzakonshme sensibilizuese për rrezikun që paraqet koronavirusi, qytetarët elbasanas së fundi kanë filluar ta shkelin rregullin.

Aktualisht në vendin tonë kemi 70 persona të prekur nga koronavirusi, ndërkohë që dy persona kanë humbur jetën.

Qytetarët në Elbasan ‘si tremben koronvirusit,  ja mesazhi i solidaritetit për Italinë

SHKARKO APP