Qytetarët në Milot: Paguajmë çdo gjë, nga shteti s’marrin gjë

Mosbindja civile po vijon edhe në kryqëzimin e Milotit, ku disa qytetarë janë ulur ndenjur në mes të autostradës, duke bllokuar lëvizjen në krahun nga Lezha në drejtim të Tiranës. Ka një numër më të madh protestuesish në këtë pikë që janë bashkuar nga qarku Shkodër, Lezhë dhe Kukës.

Një qytetar nga zona e Tales në Lezhë, tha se po proteston për shumë padrejtësi që bëhen në Shqipëri, duke shprehur vendosmërinë për të mos lëvizur nga rruga. “Jam ul me protestue për të drejtat tona. Për dritat për ujë, për rrugë, për çdo gjë. Çdo gjë ja paguaj shtetit, asnjë gjë nuk ma garanton”, tha protestuesi për A2 CNN.

Deputetja e qarkut Shkodër, Greta Bardeli tha se është një protestë kundër çdo padrejtësie që po i bëhet jo vetëm zonës së Veriut por gjithë Shqipërisë. ”Shikoni numrin e lartë të emigracionit, mbylljen e shkollave dhe të shumë bizneseve në qarkun e Shkodrës”, tha Bardeli.

SHKARKO APP