Qytetarët në protestë: Bombat bien në Ukrainë, viktimat shënohen në Shqipëri

Vijon para Kryeministrisë protesta e qytetarëve. Për të bombat po bien në Ukrainë, por që viktimat po shënohen në Shqipëri, kjo nga rritja e çmimeve që janë të papërballueshme nga qytetarët.

“Bombat po bien në Ukrainë dhe viktimat po shënohen në Shqipëri, kërkojmë një jetë me dinjitet ashtu siç e meritojmë.

Duhet që nga këto shkallë secili prej jush të shprehë hallet e tij, sepse në rrugë na ka nxjerrë halli. Duam të blemë më lirë bukën e karburantin”.

SHKARKO APP