Qytetarët në protestën para Kryeministrisë: Jeta është bërë e papërballueshme, çmimet në qiell
Qytetarë të shumtë kanë folur nga protesta para Kryeministrisë, ku kanë treguar arsyet pse janë në këtë protestë. Ata kanë vënë theksin të varfëria, rritja e çmimeve, shkatërrimi i sistemit shëndetësor, sistemi arsimor dhe korrupsioni i qeverisë Rama. ”Ushqimet janë në stratosferë, ku ta fillojmë e ku ta mbarojmë. Kam një djalë 40 vjeç pa punë, burrë e grua jemi me kemp. E marr sot, 3 ditë shkon pensioni, merr borxhë për ilaçe dhe për ushqim”,-u shprehën ata.