Qytetarët pro strehimit të afganëve: Të sillen mirë

Afganët që ende nuk janë nisur nga Kabuli, do të akomodohen pranë ”Qytetit Studenti” dhe kanë nevojë për përkrahje e mbështetje. Këtë mendim kanë qytetarët që jetojnë pranë kësaj zone. Strehimi i afganëve në vendin tone është pritur me optimizëm tek qytetarët shqiptarë, të cilët thonë se mikpritja e atyre që janë në nevojë është traditë që duhet ruajtur.

“Shqipëria kurdoherë ka qenë një vend që i pret me shumë dashuri njerëzit e huaj se edhe ata kanë nevojë për mbështetjen e shtetit”. “Në 1990 eksodi jonë a shkoi në Itali, a ishin refugjatë atje, a i pritën italianët, ashtu do të ndodhë dhe te ne për afganët, shumë e drejtë”.

“Edhe ne po të kishim nevojë do të kërkonim mbështetje, pse jo”. Banorët rreth zonës së ”Qytetit Studenti”, kanë një apel për shtetasit afganë që do të vendosen aty. “Të sillen mirë kur të vijnë këtu, të jenë të rregullt”.

SHKARKO APP