Qytetarët “sfidojnë” errësirën, ndriçojnë me celularët Bulevardin
Aktualitet E Enjte, 7 Korrik 2022 21:04
Ora është 21:00 dhe bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është i tejmbushur me protestues, dhe me blicat e telefonave, po ndriçojnë Bulevardin si kurrë më parë. Bulevardi u mbush me protestues që prej orës 18:30 dhe pjesëmarrja është masive. Qytetarët kanë sfiduar errësirën dhe temperaturat e larta.