Qytetarët shpërfillin urdhrin, vijojnë lëvizjet
Pas vendimit të qeverisë për të ndaluar qarkullimin e këmbësorëve duke nisur nga ora 18:00 e ditës së hënë, qytetarët nuk kanë marrë ende masat e duhura. Jo të gjithë i janë bindur urdhrit të kryeministrit Edi Rama për ndalimin e lëvizjes me këmbë në kuadër të masave të marra për parandalimin e koronavirusit.
Vendimi do të zyrtarizohet ditën e martë, ku me urdhër të Ministrisë së Shëndetësisë do të specifikohen edhe masat ndëshkuese me gjobë për të gjithë këmbësorët që shkelin ligjin. Në këtë mënyrë, qytetarët do të duhet të bëjnë furnizimet e nevojshme me ushqime apo me ilaçe vetëm para orës 18:00.
Sa i takon pensionistëve, kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar ndalim total të daljes së tyre nga shtëpia, deri në përfundim të situatës së emergjencës së krijuar nga koronavirusi.