Qytetarët s’marrin shërbime prej 4 ditësh, kërkojnë hapjen e sporteleve fizike

Qytetarët shqiptarë nuk po marrin prej katër ditësh prej më shumë se 1200 shërbime publike, të cilat ofrohen vetëm nga portali qeveritar e-Albania. Shahin Dokuzi, ekspert IT, shprehet se kjo mbyllje kaq e gjatë është disi e papranueshme. ”Minimalisht duhet të kishin “backup”, për ta kthyer direkt”.

Disa nga shërbimet që nuk mund të merren në e-Albania lidhen me Gjendjen Civile, Institutin e Sigurimeve Shoqërore, Fondin e Detyrueshëm të kujdesit Shëndetësor, pronat, arsimin apo Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Referuar të dhënave nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, rënia e e-Albania i kushton shqiptarëve 17 milionë transaksione të munguara çdo ditë. Të shumtë janë ata që pyesin se kur do të rikthehen shërbimet.

SHKARKO APP