Qytetarët thyejnë karantinën dhe dalin për plazh, ndëshkohen nga policia
Edhe pse gjatë fundjavës në kuadër të rregullave kundër përhapjes së CoVid-19 Shqipëria është e izoluar, në Durrës ka pasur nga ata qytetarë të pabindur që kanë thyer karantinën.
Gjatë ditës së sotme në pazhin e Durrësit janë parë disa persona teksa marrin rreze por në kundërshtim me masat e ndërmarra.
Kështu sapo kanë konstatuar rastin drejt tyre kanë shkuar disa policë të cilët i kanë ndëshkuar dhe më pas shpërndarë në banesat e tyre.
Një situatë e ngjashme sot është vërejtur edhe në plazhin e Vlorës.TCH