Qytetari: Bashës desh i rashë me shpullë, s’më jepte lekët! Rama: O Lul, ku i çove lekët?

Kryeministri Edi Rama po vijon turin e tij në jug të vendit me inspektime investimesh dhe takime me strukturat e PS-së. Pas Gjirokastrës, kreu i qeverisë zbriti në Memaliaj të Tepelenës, ku vizitoi në mbrëmje edhe një fabrikën e përpunimit të vajit dhe nënprodukteve të ullirit “Ullishtari”, një investim modern dhe sipërmarrje e ngritur mbi traditën dhe mënyrën e jetesës së zonës. Teksa qytetari i tregonte, kryeministri e ka shoqëruar edhe me ironi e të qeshura.
”Nuk më jepte lekët. U soll keq me mua, nuk donte të m’i jepte. Më tha kur të vij Edi rama në Bashkinë e Tiranës do t’i marrësh ato lekë. Më quajti komunist dhe u soll keq. Më erdhi keq për gocën se sa kishte filluar punë pedagoge dhe s’doja t’i prishja punë por do ia kisha veshur me shpullë surratit”, tregoi qytetari, duke shtuar se vetëm pas 5 vitesh i kishte marrë ato para që i takonin.
Kryeministri duke vijuar diskutimin iu drejtua Bashës me pyetje retorike: ”O Lul, po ç’ke bërë kështu, edhe këtë e ke bërë? Po ku i çove lekët mo Lul?”, dhe më tej kur dëgjoi qytetarin për shpullën, u shpreh se ”është gjynah, nuk është ajo fytyrë për shpulla, por nëjse, të shkuara dhe të harruara”.